KreuStil Jetese

Pësoi atak kardiak në fushë, Eriksen do të bëhet operim në zemër

Pas atakut kardiak që pësoi në fushë mesfushori i Danimarkës, Christian Eriksen, do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje në zemër. Pas kontrolleve të kryera, futbollistit do t’i vendosin një defibrillator në zemër.

Futbollisti u dërgua me urgjencë në një spital të Kopenhagës pasi i ra të fikët gjatë ndeshjes për “Euro 2020”.

Federata e Danimarkës në një komunikatë zyrtare ka dhënë njoftimin për futbollistin, ku shkruan, “Pasi Eriksen ka kaluar në ekzaminime të ndryshme të zemrës është vendosur që ai duhet të ketë një ICD, defribilator. Kjo pajisje është e nevojshme pas një sulmi kardiak për shkak të shqetësimeve të ritmit. Christian ka pranuar zgjidhjen dhe plani është konfirmuar për më tepër nga specialistë në shkallë vendi dhe ndërkombëtar të cilët rekomandojnë të gjithë të njëjtin trajtim. Ne inkurajojmë të gjithë që t’i japin Christianit dhe familjes së tij paqe dhe privatësi herën tjetër”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF