Është zbuluar diamanti i tretë më i madh në botë, i cili u gjet në Botsvana në Afrikën e Jugut. Perla e çmuar 1,098 karat u sigurua nga kompania “Debswana”. Guri, i gjetur më 1 qershor, iu paraqit presidentit Mokgweetsi Masisi këtë të mërkurë nga drejtori i kompanisë “Debswana”.
Guri i çmuar u gjet në Jwaneng, në minierën më të pasur në botë. Guri i rrallë dhe i jashtëzakonshëm do të thotë shumë për Botsvanan, pasi kjo ka sjellë shpresë për kombin. Një zëdhënës i “Debswana” tha se kompania do të shesë diamantin në mënyrë që përfitimin që do të sigurojnë ta kthejnë në përfitim maksimal për njerëzit.
“Ky është diamanti më i madh i gjetur nga “Debswana” në historinë 50-vjeçare të kërkimeve të saj”, tha Lynette Armstrong, një prej drejtueseve të kompanisë.
Diamanti më i madh në botë është Cullinan 3,106 karat, i gjetur në Afrikën e Jugut në vitin 1905. Në vendin e dytë për nga madhësia është diamanti 1,109 karat Lesedi La Rona, një diamant me madhësinë e një topi tenisi, zbuluar në Karowe, në verilindje të Botsvana, në vitin 2015.





Stili i rrugës: kombinimet perfekte të verës!

Ciara “kopjon” Elvanën me veshjen 2.500 euro!

Hapni vend për çantën më “in” të kësaj vere!












