KreuStil Jetese

Justin Bieber takohet me presidentin francez Emmanuel Macron!

Bieber, 27 vjeç, u shoqërua nga gruaja e tij Hailey Bieber, 24 vjeç, është takuar me presidentin francez Emmanuel Macron dhe bashkëshorten e tij Brigitte Macron.

Justin u pa duke pozuar me një kostum me këmishë të zbërthyer, një zinxhir rreth qafës së tij dhe një palë atlete blu Nike, ndërkohë që vëmendje të madhe tërhoqi edhe fustani paksa ekstravagant i partneres së tij.

Kantautori e kërkoi takimin vetë, sipas mediave franceze, teksa ndodhej në Paris. Ylli i popit dhe presidenti francez diskutuan çështje që lidhen me rininë, por fare pak dihet për takimin ballë për ballë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF