Disa veshje janë kaq të bukura sa i rezistojnë kohës dhe “tallazeve” të forta të modës që ndryshon vazhdimisht. Zendaya e dëshmoi qartë këtë me fustanin që veshi në “Ber Awards”, i cili ishte njësoj si ai që mbajti Beyonce në 2003-shin, me firmën e Versace.
Zendaya nuk zhgënjeu me pamjen e saj. 24 vjecarja, e nominuar si aktorja më e mirë, fitoi edhe vlerësime për veshjen. Me linjat e saj përfekte, padyshim që dhe fustani dukej edhe më i bukur, ndërsa ndryshimi i vogël i bërë atij krahasuar me atë të Beyonces që ishte i shkyrtër, padyshim ia ka shtuar hijeshinë.