Katë Middleton mund të kalojë me shumë lehtësi nga veshjet super të shtrenjta, tek ato nga më të lirat e të përballueshme nga xhepi i shumicës. Kombinimet e saj janë përgjithësisht klasike, por ndodh shpeshherë që Dukesha të befasojë. Lista e stilistëve të saj të preferuar përfshin Alexander McQueen, Jenny Packham e me raste Erdem, Emilia Wickstead dhe Roksanda.Megjithate, Kate e ka treguar se nuk është patjetër fanse e të shtrenjtës, por të bukurës. Nëse një gjë i pëlqen, ajo e merr pavarësisht se mund të ketë një cmim modest. Së fundi, u shfaq me një xhaketë të kuqe që kushton 69.99 dollarë, dhe kuptohet, sërish i bëri kokat të kthehen!