Nga studimet në Itali për Shkenca Politike në degën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare e Institucione Europiane në Universitetin e Milanos, tek kënga e moderimi, Xhani Shqerra është padyshim një personazh kaq kompleks. Duket sikur Xhani e kthen në sukses “cdo gjë që prek”.
Një personalitet televiziv popullor, ai tregoi së fundi përmes Instagramit ftesën tejet të vecantë që kishte marrë. “Sot pata kenaqesine te jem i ftuar ne hapjen e pittiuomo_official si Brand Ambassador i “aquamarinefirenze” ne Firenze. Ky event shenon 100 vjetorin e tij duke promovuar industrine e design-it dhe modes mashkullore. Ne prezencen e qindrave stilisteve, prodhueseve, modeleve, Shqiperia mundi te kete kete vit nje imazh perfaqesues ne kete event qe lidh boten e medias me ate te gentlemenëve botërorë”, ka shkruar Xhani. Një përfaqësim mëse i denjë do të thoshim ne!