Harry mesa duket nuk është mjaftuar vetëm me intervistën shpërthyese tek Oprah, por përgatit librin e dekadës. Prej një viti po merret me të dhe ia ka shitur të drejtën për botim, paraprakisht, Penguin Random House.
Dorëshkrimi do të dorëzohej në gusht për editim dhe botim, por teksa jeta e Harryt dhe Meghan Markle vazhdon të sjellë situata e valë dramatike, afati mund të shtyhet deri në tetor.
“Unë po e shkruaj këtë jo si princi që kam lindur, por si njeriu që jam bërë. Kam veshur shumë kapele gjatë viteve, si fjalë për fjalë dhe në mënyrë figurative, dhe shpresa ime është që në tregimin e historisë sime, lartësitë dhe uljet, gabimet, mësimet e marra, unë mund të ndihmoj të tregoj se pavarësisht nga vijmë, kemi më shumë gjëra të përbashkëta nga sa mendojmë. Jam thellësisht mirënjohës për mundësinë për të ndarë atë që kam mësuar gjatë jetës sime deri më tani dhe i ngazëllyer për njerëzit që do lexojnë një tregim direkt nga unë të jetës sime, që është plotësisht i saktë dhe i vërtetë”, u shpreh Harry.


Horoskopi ditor, e martë 20 korrik 2021

Tre mënyrat për të veshur xhinset në 2021-shin!




Sezon Dekor, oazi i arredimit





Njihuni me një Gentleman si Isli Islami!

Humb jetën aktori i njohur në moshën 75-vjeçare!






