Çështja e Britney Spears për t’i dhënë fund kujdestarisë së babait të saj do të kthehet sërish në gjykatë ditën e sotme. Në dëshminë e muajt të kaluar këngëtarja tronditi mbarë opinionin publik me dëshminë e saj. Britney deklaroi se kujdestaria kishte qenë abuzive dhe bëri thirrje publike për përfundimin e marrëveshjes ligjore që gjykata i ka dhënë babait të saj prej 13 vitesh.
Britney Spears mori mbështetje e nga shumë kolegë të saj dhe fansa në mbarë botën, por njerëz pranë saj, përfshi menaxherin e saj Larry Rudolph dhe avokati Samuel D. Ingham III, i caktuar nga gjykata, kanë vendosur të japin dorëheqjen, duke mos u përfshirë në çështjen e saj të kujdestarisë.
Së fundmi “New York Times” raporton se Spears ka qenë në kontakt me Mathew Rosengart, një avokat i Hollivudit dhe ish-prokuror federal, pritet të marrë pjesë në seancën dëgjimore këtë javë. Ekspertët thonë se nëse Britney arrin të punësojë një avokat, çështja mund të ndryshojë në favor të saj.



Njihuni me një Gentleman si Isli Islami!

Humb jetën aktori i njohur në moshën 75-vjeçare!













Horoskopi ditor, e hënë 5 korrik 2021


