Fotografi me famë botërore, Fadil Berisha, do të rikthehet në Kosovë për të prezantuar një projekt tejet të veçantë dhe unik për publikun artdashës. Bëhet fjalë për ekspozitën e tij personale të titulluar "Before Beauty / After Beauty", e cila do të zhvillohet në mbrëmjen e 4 korrikut, në Galerinë e Arteve në Marigona Hill, Prishtinë.
Ky projekt vjen si një ndërthurje magjike ku fotografia, bukuria dhe kujtesa takohen për të kremtuar artin që shkon përtej një shkrepjeje të thjeshtë aparati. Ngjarja organizohet në kuadër të edicionit të 6-të të Rame Lahaj International Opera Festival (RLIOF), nën logon e "Rame Lahaj Foundation".
Për ta bërë këtë mbrëmje akoma më të jashtëzakonshme, përpara hapjes zyrtare të ekspozitës, pas shumë vitesh mungesë rikthehet në skenë grupi legjendar rock "Minatori", duke dhuruar një performancë ekskluzive për të gjithë të pranishmit.
View this post on Instagram
Performanca dhe aktiviteti nisin zyrtarisht në orën 19:00, duke shënuar kështu nisjen e këtij festivali i cili do të zgjasë nga data 4 deri më 29 korrik 2026 në Prishtinë.

