David Beckham ka surprizuar fansat teksa ka lyer flokët biond, duke u treguar djemve të tij se ai është një përcaktues i trendëve. Ai nuk mund t’i rezistonte pamjes së tij të vjetër edhe një herë tjetër pasi djemtë e tij Romeo dhe Cruz vendosën të lyenin flokët e tyre.
Ndërsa Romeo kopjoi babanë e tij duke i bërë flokët të verdha disa kohë më parë, Cruz vendosi t’i lyej flokët së fundmi me një ngjyrë rozë, duke e shtyrë Davidin të ndërronte pamjen e tij për t’i kujtuar djemve të tij se “kush e bëri atë gjë më parë”.
Ish-kapiteni i Anglisë ndau disa fotografi të tij ne Instagram duke pozuar së bashku me djemtë e tij me flokët e tij të sapo lyer. “Ndonjëherë djemtë duhet të kujtojnë se kush e bëri këtë së pari në vitet ’90.”, ka shkruar ai.
Ndërkohë duket se adhuruesja më e madhe e flokëve të reja të Davidit është gruaja e tij Victoria e cila në një koment në foton e tij shkroi: “Babai i leu flokët së pari dhe këtë herë duket edhe më mirë !!!!”

Sezon Dekor, oazi i arredimit





Njihuni me një Gentleman si Isli Islami!

Humb jetën aktori i njohur në moshën 75-vjeçare!












