KreuCelebrity

Ermal Meta, koncert në Tiranë; shihni detajet..

Ermal Meta do të mbajë koncertin e radhës në Tiranë, dhe të gjithë mezi po presim. Koncerti do të mbahet më datë 17 shtator në “Air Albania”, ndërkohë që më 16 shtator me rastin e koncertit të këngëtarit të njohur shqiptar do të mbahet një konferencë për shtyp. (në orën 16:30, pranë sallës së konferencave të stadiumit kombëtar “Air Albania”)

“TRIBÙ URBANA LIVE” do të jetë një festë e madhe, për të kremtuar rilindjen e për të përkujtuar 30-vjetorin e rënies së regjimit në Shqipëri dhe fitimin e lirisë. Krahas Ermal Metës, protagonisti tjetër i madh është ky album i ri që “bën të ngrihen njëherazi duart lart”, po të njëjtat duar “që kapen fort pas qiellit këtë natë” duke bërë të lëvizë ajri, jeta, të lëvizin këmbët dhe zemra me këngët e përmbledhura në “Tribu Urbana”, publikuar në mars dhe që menjëherë zuri vendin e parë në klasifikim.

Por jo vetëm; një koncert që do të përshkojë etapat e shumta domethënëse të karrierës artistike të Ermal Metës, sepse tani ka ardhur çasti të luhet muzikë, të këndohet e të oshëtijë zëri nga shkallët e stadiumit “Air Albania” strukturë e re e ndodhur në qendër të Tiranës që mirëpret një koncert për herë të parë.

Për të ndjekur koncertin, falas, duhet të regjistroheni në këtë link duke nisur prej datës e martë 25 gusht; vende në dispozicion deri në plotësimin e kapacitetit të diktuar nga rregulloret kundër Covid-19 në fuqi në Shqipëri:

https://bileta.t-ticket.al/biglietteria/listaEventiPub.do

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF