
Tashmë 13 vjec, vajza e Jennifer Lopez, Emme është rritur e ka ndryshuar shumë. Ajo duket se përherë e më tepër po ngjan nga e ëma, që njihet për bukurinë e saj. Emme dhe aktorja morën pozë për një slefie, dhe të gjithëve u ra në sy se tiparet e tyre janë thuajse identike. “Jennifer dhe mini-me e saj”, shkruajnë disa ndjekës. Vajza duket po kështu se ka trashëguar nga e ëma dashurinë për aksesorët, e sidomos vëthët. JLo i ka dy fëmijët, Emme dhe vëllain e saj binjak, Max, me ish bashkëshortin Marc Anthony.