KreuCelebrity

500 mijë dollarë tavolina: Çfarë përmbante menuja e Met Gala!

U komentua jo pak eventi i këtij viti i Met Gala dhe pas një viti pushim për shkak të pandemisë rikthimi i yjeve në tapetin e kuq këtë edicion pati kureshtje të madhe. Tema e këtij edicioni në evenimentin më të rëndësishëm të modës ishte “Në Amerikë: Një leksik i modës”.

 

Por, pas tapetit të kuq e marrjes së çmimeve kureshtja për të mësuar se çfarë konsumuan yjet e A-listës botërore në darkën gala sigurisht që qe i madh. Aktorja Keke Palmer moderoi livestream e Vogue gjatë Met Gala dhe nisur nga fakti që ishte e pranishme, ndjekësit e saj i kërkuan një foto nga menuja, sepse ishin kuriozë për ushqimin.

 

“Ja pse ata nuk e tregojnë ushqimin” ; shkroi Palmer nën një post ku dukej pjata me perime duke shtuar se po bënte shaka

Menuja e realizuar nga 10 shefa kushine të Neë York ishte me bazë perimesh. Në foton e publikuar nga Keke duket se pjata ka; misër, domate, kastravec, oriz dhe brokoli. Kosto e tavolinave në darkën gala shkon deri në 500.000 dollar personi. Nisur nga foto e shpërndarë në rrjet shumë prej komentuesve u shprehën të shokuar nga menuja që sipas tyre ishte qesharake.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF