
Frances Haugen, ish-punëtore e kompanisë, Facebook, u ka thënë ligjvënësve amerikanë se aplikacionet e kësaj platforme “dëmtojnë fëmijët, krijojnë ndasi dhe zbehin demokracinë”. Ajo e krahasoi varësinë e tyre me atë të një droge. Haugen, 37-vjeçare, e cila ka punuar si menaxhere produktesh në Facebook, ka dëshmuar të martën gjatë një seance në Kongresin amerikan. Dëshmia e sa vjen në kohën e rritjes së kritikave për këtë rrjet social dhe thirrjeve për rregullim të tij, kujton REL. Sipas Haugen, kompania vazhdimisht ka pasur më shumë prioritet fitimet sesa shëndetin mendor të përdoruesve. “Drejtuesit e kompanisë e dijnë si ta bëjnë Facebook-un dhe Instagram-in më të sigurt, por nuk i bëjnë ndryshimet e nevojshme sepse ata kanë bërë prioritet fitimet astronomike para njerëzve”, ka thënë ajo. Ish punonjësja e kritikoi themeluesin e kompanisë, Mark Zuckerberg për kontroll të gjerë, duke thënë se “ai nuk i përgjigjet askujt përveç vetes”.

Horoskopi ditor, e mërkurë 6 tetor 2021



Horoskopi ditor, e hënë 5 tetor 2021

Garderoba perfekte “franceze” për këtë sezon!

Pse duhet të marrim çdo ditë probiotikë?!



Horoskopi ditor, e martë 28 shtator 2021





Horoskopi ditor, e mërkurë 22 shtator 2021





