Më në fund grimieri me famë botërore Pablo Gil Cagne ndodhet në Tiranë. Të gjitha adhurueset e make up-it duke nisur nga data e sotme deri më 19 shtator mund ta gjejnë Pablon në stendën e Delta Pharma dhe Velvet Clinic në panairin e “Beauty Fair”, i cili po realizohet te “Sheshi Italia” pranë Air Albania.
Linja profesionale e “MAKE UP Gil Cagne” vjen për herë të parë në Shqipëri dhe këto 3 ditë jo vetëm do të keni mundësi të provoni këto produkte të mrekullueshme, por do të merrni këshilla edhe nga grimieri i famshëm, i cili njihet si konsulent imazhi për shumë aktore, këngëtare dhe vajza të shfaqjes, të tilla si Monica Bellucci, Amii Stewart, Diana Ross, Jodie Foster, Nicole Kidman, Dayane Mello, Simona Ventura dhe Carmen Russo.
I apasionuar pas të bukurës, Pablo ka arritur të kalojë nga një teknikë shumë e kujdesshme dhe e përpiktë në një teknikë më psikologjike. Ai përpiqet të lidhet me klientin për të kuptuar se çfarë ai dëshiron..
Kjo është padyshim një mundesi të artë, që u mundur nga Delta Pharma Albania dhe Velvet Derma Clinic, të cilët mundën të sjellin në Shqipëri grimierin e njohur dhe linjën profesionale të produkteve kozmetike “Make Up Gil Cagne”.

Veshjet më të bukura të vjeshtës për çdo buxhet!




Kate Hudson i jep fund beqarisë ( më në fund)!














