
Erida Nelaj, drejtoria e Programit të Vaksinimeve në Institutin e Shëndetit Publik, ka deklaruar në një intervistë të dhënë për Euronews Albania se studentët që kanë kaluar Covidin nga 1 deri në 3 muajt e fundit mund të shkojnë në auditorë të pavaksinuar. Të këta studentë duhet të kenë me vete dokumentin përkatës që tregon se kanë qenë pozitivë gjatë 3-mujorit të fundit. Ndërkohë që më pas duhet të kenë marrë dozën e parë të vaksinës. “Studentët duhet të drejtohen tek Drejtoritë e Shëndetit Publik për të marrë një vërtetim që kanë kaluar Covid”, u shpreh ajo.