Rihanna njihet për stilin ekstravagant e të shtrenjtë te veshjes, por ndonjëherë duket sikur e ekzagjeron ca. Këngëtarja u shfaq në Los Angeles së fundi me një pallto nga Bottega Veneta që kushton 10 mijë dollarë, e që dukej paksa e cuditëshme. Pallton e kishte kombinuar me pantallona të shkurtra xhins, një bluzë të bardhë dhe atlete të bardha sportive nga Balenciaga.
Rihanna së fundi u rendit nga revista “Forbes” në mesin e pasanikëve kryesorë të globit. Pasuria e saj ka arritur në 1.7 miliardë dollarë, cka e bën dhe këngëtaren femër më të pasur në botë.



















