Jennifer Lopez i mahniti të gjithë me pamjen e saj në sfilatën e modës së Dolce & Gabbana, në Venecia, të dielën në mbrëmje, e cila e bëri të dukej si një princeshë e vërtetë përrallash arabe! Fotot e artistes u bënë virale në internet, por ndjekësve nuk i shpëtoi një detaj i vogël. Në momentin që po ecte në këmbë nga hoteli dhe iu drejtua varkës me të cilën do të lëvizte, pelerine u hap dhe aty duket qartë etiketa e pahequr! Komentet në internet ishin të shumta, e disa patën dhe një dilemë: Jennifer nuk e pa vërtet, apo e lanë vetë aty?



















Stil Jetese
Fustani i lagur që po cmend vajzat e famshme!

Stil Jetese