KreuStil Jetese

Shuhet bateristi i grupit të njohur “Rolling Stones”, Charlie Watts

Charlie Watts, bateristi i grupit “Rolling Stones”, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Këtë lajm të trishtë e dha zëdhënësi i tij: “Me trishtim të jashtëzakonshëm ju njoftojmë vdekjen e të dashurit tonë Charlie Watts. Ai ndërroi jetë paqësisht në një spital në Londër i rrethuar nga familja e tij”.

Ai ka qenë anëtar i “Rolling Stones” që nga janari i vitit 1963, kur u bashkua me Mick Jagger, Keith Richards dhe Brian Jones në grupin e tyre fillestar, dhe prej asaj kohe ka dhënë një kontribut të çmuar që të bëheshin një nga grupet më të mëdhenj për më shumë se gjysmë shekulli.

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF