Bella Hadid u shfaq së fundi me një fustan të lagur, ose të paktën, ashtu dukej. Fustani 2.850 dollarë nga Di Petsa është krijuar në një mënyrë mjaft të vecantë nga stilistja Dimitra Petsa, e cila përdori një teknikë që e rrjetën e thatë dhe të ricikluar të duket si e lagur. “Qëllimi ynë në modë është t’i lejojmë njerëzit të lagen pa turp. Nëse qajmë në publik, duhet ta fshehim. Nëse ushqejmë me gji në publik, duhet ta fshehim. Është kjo censurë dhe ndjenja e turpit që ne synojmë të destigmatizojmë përmes modeleve tona,” -tha ajo për Page Six duke shtuar se donte të krijonte “vizionin e një gruaje të fuqizuar nga lagështia e saj.” Gigi Hadid veshi po kështu një fustan të ngjashëm kur ishte ende shtatzënë shtatorin e kaluar, e kjo lloj veshje ka intriguer edhe Megan Fox, Chloe Bailey, Kylie Jenner etj.
Stilistja greke thotë se cdo veshje është krijuarë individualisht për secilin klient dhe për formën e trupit të tij, që do të thotë se asnjë pamje e lagur nuk mund të duket ose të ndihet njësoj.

Nora ndryshon pamje, thuajse nuk njihet më!





Ekskluzive/ ‘Dritat e skenës’ së Donald Shehut



Ekskluzive/ Matvei Petrov; ëndrra shqiptare


City Art; vendi ku ndihesh si në shtëpi








