KreuStil Jetese

City Art; vendi ku ndihesh si në shtëpi

Edhe pse Verë, City Art gëlon gjatë gjithë javës, si çdo periudhë tjetër të vitit. Prej 15 vitesh, ky destinacion është kthyer në një nga më të preferuarit në kryeqytet, duke ofruar një shërbim model: paradite të qeta dhe mbrëmje me një atmosferë të ngrohtë nën ritmet e muzikës së mirë dhe një pije të zgjedhur, që vetëm City Art e ofron në Tiranë. Klodian Doma, menaxher i City Art rrëfen për Bordo sekretin pse ky lokal renditet në një prej 5 më të mirëve në kryeqytet dhe si kanë arritur prej vitesh të ruajnë standardin maksimal të shërbimit.

City Art është një nga lokalet më IN të Tiranës, çfarë e bën atë unik në llojin e vet ?

Një nga gjërat që kemi më të mira këtu në City Art është shërbimi, është i shpejtë, i saktë, që ndihmon njerëzit të ndjehen më komodë: porosia mund të vonojë maksimumi 3 deri 4 minuta. City Art është një vend ku e ndjen veten si në shtëpi, vjen dhe ndihesh i qetë, ku mund të vish me të dashurën, gruan apo me shoqërinë tënde, pa u shqetësuar, sepse ne nuk pranojmë klientë në moshë shumë të re, domethënë moshën 18-19 vjeç. Kryesisht ne pranojmë klientë nga mosha 23 vjeç e lart, janë klientë shumë të mirë, që kërkojnë shërbimin e duhur, shpenzojnë në mënyrë të zgjuar, në vendin e duhur. E gjithë kjo përkthehet në fund fare një shërbim i cili është më i miri në Tiranë.

Darkat janë pika e fortë e City Art, çfarë ofroni zakonisht në fundjavë, por dhe ditët e tjera?

Fundjava është më shumë me DJ, duke filluar të premte dhe të shtunë, por ndonjëherë marrim dhe ditë të enjte, sidomos gjatë stinës së verës, duke qenë që klientët janë vendosur kryesisht në kryeqytet. Ndryshe nga vendet e tjera, ofrojmë muzikë të mirë, e cila nuk është komerciale, ndaj edhe zgjedhim DJ të ndryshëm, ku mund të shijohet një gotë dhe muzikë, pasi nuk kërcehet sepse City Art është local lounge.

Si është konceptuar shërbimi në City Art për klientët tuaj?

Pjesa më e madhe e klientelës, është një klientelë e cila zgjedh City Art për pjesën e shërbimit. Shërbimi është baza kryesore e biznesit: në momentin që ti jep një shërbim, njerëzit ngelen të kënaqur, automatikisht rikthehen përsëri, por në momentin që ti nuk i bën shërbimin e duhur, nuk kthehen më. Prandaj edhe ne kemi zgjedhur këtë grupmoshë njerëzish, sepse shpenzojnë saktë dhe duan të marrin shërbim, janë të gjithë ditën në punë dhe në fund të saj duan një shërbim të saktë. Sepse lokale ka plot dhe pothuajse ofrojnë të njëjtat ushqime, por ngelet pjesa e shërbimit dhe ne e kemi shumë të mirë.

Në një metropol është vështirë që të përshtatesh dhe të zgjedhësh klientë, cila është filozofia juaj? 

Jemi shumë selektivë përsa i takon klientelës, kujdesemi që të organizojmë punën në mënyrë të tillë, që dhe klientët të jenë të ulur në tavolina në mënyrën e duhur: pra nuk i vendosim klientët të ndarë, grupe çunash veç dhe grupe gocash veç. Për njerëzit që janë problematikë ne nuk ofrojmë shërbim, ose i japim shkak që mos ta gjejnë veten tek lokali ynë. Ne jemi lokal me histori që nga 2006, pra 15 vite eksperiencë, po flasim për një nga lokalet më të mira të Tiranës, ndaj automatikisht pjesa e klientëve është e seleksionuar gjatë viteve dhe janë stabël, sepse të paktën jetojnë ose punojnë pranë kësaj zone dhe vijnë shpesh.

City Art ka një dizajn industrial të kombinuar me ishuj të gjelbër me myshk dhe nuancë gurkali, pse kjo zgjedhje?

Lokalet me stil industrial janë lokalet më IN të momentit. Është një ngjyrë shumë e bukur dhe organike, pjesa më e madhe e interiorit është dru, hekur dhe beton, ndaj e kemi kombinuar me gjelbërim dhe ngjyrë gurkali, ngjyra që nuk të lodh syrin, janë çlodhëse dhe kushdo e gjen veten shumë komod. Kemi bërë këtë lloj zgjedhje sepse na duket shumë interesante në aspektin estetik, por edhe duke i dhënë lokalit një identitet që jo të gjithë mund ta kenë.

Vera është një sezon ku të gjithë shkojnë në plazh, çfarë strategjie keni për të mbajtur klientët?

Një nga strategjitë ka të bëjë me pjesën e muzikës, duke ofruar edhe muzikë tipike verore, ku mund të ndiheni sikur jeni në plazh. Por pavarësisht sezonit veror, ne jemi të organizuar të ruajmë standardin e shërbimit, pasi ata që nuk largohen për pushime vijnë gjithmonë tek City Art, sepse ndihen si në shtëpi.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF