Ventilatori portativ
I vogël, kompakt dhe i përsosur për t’u marrë me vete dhe për t’ju freskuar në këto ditë të nxehta. Freskuesja EasyAcc është zgjidhja ideale për orët e gjata të Verës, madje mund ta mbani me vete gjatë gjithë kohës, mjafton ta mbani të lidhur me telefonin tuaj inteligjent, i cili e karikon në mënyrë të vazhdueshme.
Apple Euro 2020
Kompania e njohur e frymëzuar nga ndeshjet e Euro 2020 ka dizajnuar një version të ri ndërfaqës dhe rripat e orave të saj inteligjente. Mjafton ta lidhni pajisjen me iphone-in tuaj ku mund të zgjidhni logon ose flamurin e skuadrave kombëtare, ku padyshim ato më preferuarat kanë qenë ato të Italisë dhe Anglisë.
Një Ferrari hybrid
Ferrari prezanton makinën 296 GTB, një makinë e cila në pjesën e pasme, ka një motor V6 hibrid, në gjendje të prodhojë 830 kuaj fuqi. Makina e re Ferrari mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 330 kilometrash në orë, ndërsa për 2,9 sekonda kalon nga 0 në 100 km/h. Çmimi i Ferrari 296 GTB do të jetë rreth 270 000 euro.
Simfoni dhe dritë
Marka e njohur suedeze Ikea dhe Sonos krijuan një abazhur i cili ka të integruar një altoparlant duke ofruar ndriçim por edhe muzikë njëkohësisht. Pajisja mund të kontrollohet me Amazon Alexa ose Google Assistant, të cilat mund të ulin zërin ose ngrejnë volumin, por edhe fikin ose ndezin dritën me një komandë të vetme.
Hiboy S11
Modeli tradicional i skateboardit, tani është zëvendësuar me versionin elektrik nga Hiboys S11, i cili ka katër shpejtësi të paracaktuara dhe katër lloje të ndryshme të frenimit.
Ai mund të mbajë 100 kg dhe mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 29 kilometrash në orë, ndërsa bateria mund të zgjasë deri në 10 orë.

Sezon Dekor; aromë Bali në Tiranë



Fakte interesante rreth Swarovski

Sugjerime librash për në valixhen e pushimeve

Çfarë simbolizon guaska në kultura të ndryshme


Lionel Messi largohet zyrtarisht nga Barcelona




MelvinFlex/ Kontrata afatgjatë me gjumin e mirë


Kombinimet më të thjeshta dhe më “in” të verës!


Varianti Delta dhe fëmijët; çfarë duhet të dimë!



