Edhe pse lëkura e nxirë na jep një pamje që aq shumë na pëlqen, është e rëndësishme të jemi shumë të kujdesshëm teksa ekspozojmë veten në diell, ndaj duhet të marrim masat e nevojshme. Duhet të dimë çfarë të hamë për t’u nxirë mirë, shpejt dhe gjatë. Duhet të zgjedhim produkte, të cilat na ndihmojnë dhe favorizojnë në prodhimin e melaninës dhe në të njëjtën kohë do të mbrojnë lëkurën tonë nga dëmtimet, duke filluar nga më të zakonshmet, si janë p.sh. rrudhat, njollat e diellit e deri tek ato më serioze.
Ja çfarë duhet të hamë për të marrë një nxirje të mirë, pa shkaktuar dëmtime në trupin tonë:
1-Ushqime të pasura me betakarotinë, të cilat stimulojnë prodhimin e melaninës: Kjo substancë gjendet në sasi të madhe te karotat, pjeprat, pjeshkët, qershit, kajsit, specat
2-Domate: Likopeni, kryesisht i përmbajtur në domate është në gjendje të mbrojë lëkurën nga agresioni i rrezatimit ultravjollcë
3-Ushqimet e pasura me vitaminë C: Kivi, portokall, luleshtrydhe, perime me gjethe jeshile, të cilat janë të pasura me vitaminë C, e cila ka një veprim antioksidues, duke rritur mbrojtjen natyrore të lëkurës nga djegiet nga dielli dhe eritema.
4- Thjerrëzat, fasulet, bizelet janë të pasura me polifenole, të cilat kryejnë një veprim antioksidant, duke forcuar lëkurën dhe përmirësuar elasticitetin e saj.
5-Vaj ulliri ekstra i virgjër për të marrë vitaminën E, një antioksidant i fuqishëm që parandalon plakjen dhe mbron lëkurën nga dehidrimi i shkaktuar nga ekspozimi intensiv i diellit.

Kombinimet më të thjeshta dhe më “in” të verës!


Varianti Delta dhe fëmijët; çfarë duhet të dimë!








Larësit më të mirë për fytyrën në ‘drugstore’




Horoskopi ditor, e premte 23 korrik 2021




