Librat e rinj
Kthimi
Autori: Nicholas Sparks/ Çmimi 1200 lekë
Trevor Bensoni nuk ka menduar kurrë të kthehet në Nju Bern të Karolinës së Veriut. Por, kur shpërthimi I predhës jashtë spitalit, ku ka punuar si kirurg ortoped, e detyron të kthehet nga Afganistani me dëmtime të rënda, kasollja e rrënuar që ka trashëguar nga i gjyshi duket si vendi më i mirë ku mund të marrë veten. Ndërsa kujdeset për kosheret e bletëve të gjyshit të dashur dhe përgatitet të ndjekë për herë të dytë shkollën e mjekësisë, Trevorit nuk i ka shkuar në mendje të bjerë në dashuri me një vendase, por raportin e tyre e ndërlikon edhe më shumë prania e një vajze adoleshente…!
Fundi i vetmisë
Autori: Benedict Wells/ Çmimi 1000 lekë
Julesi, vëllai Marti dhe motra e tij Liza janë krejtësisht të ndryshëm, por një ngjarje tragjike lë gjurmë tek të tre: të rritur me kujdes madh në fëmijëri, i humbin prindërit në një aksident automobilistik. Julesi, që dikur ishte shumë i sigurt në vetvete, tërhiqet gjithnjë e më shumë në botën e tij të ëndrrave. Ai zë miqësi vetëm me Alvën misterioze, por vetëm vite më vonë do ta kuptonte se sa e rëndësishme ishte ajo për të dhe çfarë i kishte fshehur gjithnjë. Kur rritet, e takon Alvën përsëri. Dukej sikur do ta rifitonin kohën e humbur, por pastaj e kaluara fillon t'i mundojë përsëri…!
Mea culpa
Autori: Clare Mackintosh/ Çmimi 1200 lekë
Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Ajo nuk mund ta ndalte. Apo mundej? Bota e Xhena Greit u kthye në makth me shpejtësinë e dritës. Shpresa e vetme për të hedhur pas krahëve atë që ndodhi, është të ikë larg, sa më larg të mundet. Në dëshpërim e sipër, ajo përfundon në një shtëpizë në bregdetin e Uellsit, ku përndiqet nga frika, brenga dhe nga kujtimet e tmerrshme të asaj nate nëntori, që ia ndryshoi jetën njëherë e përgjithmonë. Dalëngadalë, Xhena nis të shohë dritë në fund të tunelit. Ndoshta e ardhmja mund t’i falë sërish lumturi. Por një ditë, e shkuara rikthehet pa mëshirë. Pasojat do të jenë fatale!
Kukulla e Kokoshkës
Autori: Afonso Cruz/ Çmimi 1000 lekë
Në Drezdenin e rrënuar nga bombardimet, gërshetohen jetët e Isak Dresnerit, djaloshit hebre gjerman që ka gjetur strehë në qilarin e një dyqani zogjsh për t'i shpëtuar përndjekjes naziste; Bonifac Vogelit, pronarit të dyqanit; si dhe piktores Cilia Kacev, e cila, me fustanin e gjelbër dhe zemrën e mardhur, i përshkon jetët e të dyve si hija e lehtë e një harabeli. Në këtë trekëndësh ia beh dhunshëm Matias Popa, autorí i “Kukulla e Kokoshkës”, që rrëfen historinë e piktorit Oskar Kokoshka dhe kukullës së tij, ndërtuar sipas imazhit dhe ngjashmërisë me të dashurën Alma Mahler.
Kutia e Agatha Christie-t
Mira Meksi/ Çmimi 1000 lekë
Një dashuri e jashtëzakonshme feks në sfondin e errët të ngjarjeve politike në Shqipërinë e viteve 1923-27. Mid’hat bej Frashëri, një nga politikanët më aktivë dhe të spikatur të kohës përjeton një pasion të fuqishëm dashurie për pinjollen e familjes fisnike britanike Herbert, Ninetën leshrakuqe. Magjia e kësaj dashurie rritet në Athinë, në Stamboll, në hotelin e famshëm Pera Palace, në Ekspresin e Orientit…! Nisur nga fakte të vërteta historike, Mira Meksi ndërton një histori mahnitëse me lojëra politike, interesa shoviniste, intriga agjenturore e tradhti të gjakta që kërcënojnë jetën e të dashuruarve.
Agjente Sonja
Ben Macintyre/ Çmimi:1500 lekë
Në një fshat të qetë anglez në vitin 1942, një grua shtëpiake elegante doli nga vila e saj për të bërë shëtitjen e zakonshme me biçikletë. Por, në vend që të shkonte në dyqan, ajo nxitoi për të marrë informata nga një prej fizikanëve bërthamorë, sekrete të cilat do t’ia përcillte rusëve. Gruaja të cilën fqinjët e njihnin me emrin zonja Bërton, nënë e tre fëmijëve dhe mishërim i familjes britanike, emrin e saj të vërtetë e ka Ursula Kuçinski dhe atë të koduar “Sonja”, pra nuk ishte një shtëpiake, por një hebreje gjermane, colonel e Ushtrisë së Kuqe të Rusisë dhe një spiune shumë e përgatitur.

Çfarë simbolizon guaska në kultura të ndryshme


Lionel Messi largohet zyrtarisht nga Barcelona




MelvinFlex/ Kontrata afatgjatë me gjumin e mirë


Kombinimet më të thjeshta dhe më “in” të verës!


Varianti Delta dhe fëmijët; çfarë duhet të dimë!








Larësit më të mirë për fytyrën në ‘drugstore’
