KreuStil Jetese

Lionel Messi largohet zyrtarisht nga Barcelona

Lionel Messi është larguar përfundimisht nga ekipi i Barcelonës. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga klubi katalanas, duke bërë të ditur se arsyet ekonomike dhe problemet strukturore janë bërë shkak për mosrinovimin e kontratës me yllin argjentinas.

“Megjithëse kishim arritur një marrëveshje mes Barcelonës dhe Leo Mesi dhe me dëshirën e qartë të të dy palëve për të nënshkruar një kontratë të re sot, nuk mund të formalizohet për arsye ekonomike dhe pengesa strukturore (Rregulloret e La Liga në Spanjë). Duke u përballur me këtë situatë, Leo Mesi nuk do të vazhdojë të jetë i lidhur me FC Barcelona. Të dy palët ndjejnë keqardhje që dëshirat e lojtarit dhe klubit nuk mund të plotësoheshin në mënyrë përfundimtare. Barça dëshiron të falënderojë me zemër lojtarin për kontributin e tij në zhvillimin e këtij klubi dhe i uron më të mirën në jetën e tij personale dhe profesionale”, shkruhet në komunikatën e klubit të Barcelonës.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF