KreuStil Jetese

Nënës së re shqiptare i rrëmbejnë foshnjën e porsalindur në maternitet

Një shqiptare në Greqi është bërë pjesë e një ngjarje, të cilën asnjë nënë nuk do të donte ta përjetonte. Teksa 28-vjeçarja ndodhej në maternitet, asaj iu rrëmbeu foshnja e porsalindur gjatë natës nga një 45-vjeçare greke, nënë e dy fëmijëve të moshës 4 dhe 10 vjeç.

Ajo kishte abortuar fëmijën e saj dhe vazhdoi të pretendonte se ishte shtatzënë për muaj të tërë, dhe pasi rrëmbeu foshnjën e prezantoi atë si fëmijën e vetë. Gruaja greke i tha partnerit se lindi në një spital me metodën cezariane, por u largua shpejt se nuk donte të qëndronte. Ishte fqinja që e tradhtoi duke lajmëruar policinë për të dëshmuar të gjithë të vërtetën.

Foshnja, pasi iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore dhe analizës së ADN-së u konfirmua se ajo ishte me të vërtetë fëmija i porsalindur i 28-vjeçares. 45-vjeçarja u arrestua dhe u dënua nga Gjykata Penale e Athinës me 9.6 vjet burg për rrëmbimin e një të mituri nën moshën 14 vjeç.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF