Nga Olsi Kolami
Vera magjike 2021 në brigjet e bruzta të qytezës së bardhë vendosur buzë detit Egje! Globus Travel sugjeron destinacionet më të mira për akomodimin, kulturën, historinë dhe shijen e papërsëritshme të kulinarisë turke.
Harrojeni Balin, Mykonosin dhe San Tropenë! Destinacioni më i ri dhe më IN i momentit, sidomos për ata që në radarin e tyre kanë pushime luksoze, është qyteti bregdetar i Bodrumit në Turqi. Qyteti me arkitekturën e banesave me gurë të bardhë, rrethuar me kurora lulesh bugenvile, me një përzierje të pabesueshme kulturash mes Lindjes e Perëndimit dhe port magjepsës është quajtur si San Tropeja e Turqisë, për hotelet luksoze, klubet e plazhit plot adrenalinë, ushqimet e bollshme dhe superjahtet që kridhen në ujërat e bruzta të detit Egje. Evropianët pushuan atje për vite me rradhë, i konsideruar si streha verore e personazheve të famshëm, por u neglizhua prej pak kohësh, derisa së fundmi Condé Nast Traveller dhe Bloomberg e renditën Bodrumim një nga vendet më të mira për të udhëtuar duke filluar nga viti 2019, një destinacion joshës, plot modë, i konsideruar si “pushime luksoze me 5 yje”! Nga Shqipëria kushdo mund të udhëtojë dhe pushojë në Bodrum falë propozimeve të shumta që ofron Globus Travel, operatori me numrin më të madh të hoteleve si dhe çmimet më të favorshme, për pushime familjare, por edhe grupe rinore…!
Bodrumi është vendpushimi i preferuar luksoz me resorte dhe hotele përrallore, jo vetëm nga arkitektura, por edhe pozicioni i vendosjes së tyre: me themelet ngulur mbi një bregdet guror me kaltërsi dhe kthjelltësi të paimagjinueshme e cila shtrihet në skajet e infinittit mbi Egje, pishina gjigande dhe parqe ujore argëtimi ciklopikë, këto oaze rrethohen nga kurora ullishtesh dhe agrumesh, ku rrezet e diellit janë të padukshme. Por kësaj panorame, nuk mund ti mungojë eksperienca e papërsëritshme e hamameve me avull dhe shijet gastronomike më unike që mund të keni provuar ndonjëherë në jetën tuaj. Gadishulli i Bodrumit gjendet përballë ishullit grek të Kos, madje përgjatë bregut turk duken me sy të lirë edhe ishuj të vegjël, ku ankorohen anije, jahte dhe barka, për ata që duan pushime paksa më private.
Voyage Bodrum është një destinacion ëndrrash për pushuesit që janë në kërkim të argëtimit dhe një mënyrë jetese të privilegjuar. Hoteli gjendet vetëm 900 m nga qendra e qytetit dhe i konceptuar si resort që mirëpret klientë mbi 16 vjeç, aty mund të shijoni pushimet e mbushura plot adrenalinë: Të sapomartuarit që duan momentet romantikë mund të fillojnë jetën e tyre të re së bashku mes komoditetet mahnitëse, pasi Voyage Bodrum është vendi ideal për të kaluar muajin tuaj të mjaltit.
Çfarë të vizitojmë? Bodrum është i njohur botërisht si një parajsë për turistët me lagjet simpatike ngjyren me të bardhë dhe rrugicat e gurta, pa harruar disa nga vendet historike më të rëndësishme të kulturës vendasë. Gjatë ditës mund të zgjidhni një tur me anije përgjatë brigjeve të Bodrumit, ku do të zbuloni gjire të bukura, apo mund të shkoni në ishuj të pashkelur. Jeta e natës është e mbushur plot adrenalinë, klubet e natës ofrojnë muzikë dhe shfaqje të përnatshme. Por, ka edhe shumë atraksioni historike dhe kulturore që duhet ti zbuloni. Kalaja e Bodrumit është ndërtuar në shekullin e 15-të dhe është një pikë referimi historike, brenda saj ndodhet edhe Muzeu Arkeologjik, ku janë koleksionuar disa artefakteve antike mjaft të rëndësishme. Aty pranë mund të zbuloni edhe Mauzoleun e Halikarnas, i cili është vendosur në një podium masiv, 45 metra i gjatë, fasada e së cilës është gdhendur nga disa prej skulptorëve më të njohur grekë të shekullit të 4-të. Porti i qytetit është një tjetër destinacion mjaft joshës për tu vizituar, ku bien në sy ankorimi i anijeve, me vela të bardha që ngrihen karshi mureve të kalasë, së rrethuar me pemët e ekualiptit. Kapaciteti I portit është 450 jahte.
Aroma & shije
Kuzhina e Bodrumit është e shëndetshme dhe ka një larmi të paimagjinueshme, nga pastat deri tek ëmbëlsirat, ku bie në sy shija tradicionale e Egjeut dhe Mesdheut, me bazë perimet dhe produktet e detit. Mund të përzgjidhni mes pjatave tipike dhe ato moderne në restorantet kryesore të vendosura buzë bregut në portin e qytetit, ku edhe mund të shikoni perëndimin e diellit dhe shijoni mjedisin e shkëlqyer. Keşkek, është një pjatë tradicionale e bërë me mish qengji ose mishi pule të kombinuar me grurë ose elb, ndërsa rakia është një pije autoktone e konsideruar si apéritif, shpesh aromatizohet me anise dhe shoqërohet me ushqime deti ose meze. E dinë të gjithë, nëse shkoni në Turqi duhet të provoni me patjetër akulloret. Shumë pranë portit zgjodha shijen e amartizanale në dyqanin e famshëm Bitez Dondurma, ku para se të merrja në dorë kaushin prej biskote të akullores me festëk, Ahmeti bëri ca akrobacira të cilat në fillim të argëtojnë, e më pas të lodhin, sepse për një ëmbëlsirë kaq unike nuk mjafton të paguash, pasi duhet merituar.
Filloni ditën tuaj me një mëngjes tipik turk me çaj i cili shërbehet në gota në formë tulipani dhe shoqërohet me djathëra vendas, reçelë, mjaltë, domate dhe ullinj. Në sheshin e famshëm të qytetit, përbri portit të jahteve mund të shijosh çajin tipik i cili përgatitjet me një teknikë të veçantë: Uji vendoset për vlim në dy hibrikë: hibriku i madh vendoset poshtë dhe një më i vogël përmbi të. Uji i enës sipër përdoret për të mbushur enën e vogël ku vendosen gjethet e çajit të zi. Më pas ai shërbehet duke ndarë çajin e fortë nga ai më i lehtë. E në fund, ajo që duhet të provoni pa asnjë pikë dyshimi që është edhe identifikim i shijes autentikë është bakllavaja, e cila është më e mirë në botë, sidomos me festëk dhe ka një magji e cila vjen e papërsëritshme vetëm në Turqi.
*Botuar në numrin gusht-shtator të revistës BORDO print


Ekskluzive/ Erla Mëhilli; era e ndryshimit

Shihni plazhet sekrete të Vlorës..


Alaska në syrin e një udhëtareje!



Shihni të rejat nga fusha e teknologjisë..

Sezon Dekor; aromë Bali në Tiranë



Fakte interesante rreth Swarovski

Sugjerime librash për në valixhen e pushimeve

Çfarë simbolizon guaska në kultura të ndryshme


Lionel Messi largohet zyrtarisht nga Barcelona



