Për të gjitha ata që do të pushojnë në 15-ditëshin e dytë të gushtit, sinoptikania Lajda Porja dha një lajm të mirë teksa foli për News24. Ajo theksoi se temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta, ku vetëm java tjetër do të ketë pak ulje dhe më pas 10-ditëshi i fundit i gushtit do të mbizotërojnë ditët e nxehta.
“Ashtu siç ishte parashikuar, edhe gushti të përfundonte me temperatura të larta. Dhe kjo javë do të përfundojë me temperatura të larta 37-39. Disa zona do të shënojë 40 gradë. Në këtë kohë u shënua dhe rekordi 43 gradë në Elbasan. Ndonjë zonë e izoluar do të ketë rrebeshe shiu të përkohshme. Fundjava do të jetë 38-39 gradë. Rënie të letë do të kemi javën tjetër. Nga java që vjen, të martën deri në 21 presim një freskim të përkohshëm të motit. Por 10-ditëshi i fundit i gushtit të mbetet me temperatura të lartë. Nuk përjashtohet ndonjë stuhi shiu, ndërkohë që era nuk do të shfaqe probleme. Dita e martë dhe e mërkurë do të sjellë një fuqizim më të madh, por jo problematike”, tha Porja.


Ekskluzive/ Matvei Petrov; ëndrra shqiptare


City Art; vendi ku ndihesh si në shtëpi









Ekskluzive/ Erla Mëhilli; era e ndryshimit

Shihni plazhet sekrete të Vlorës..


Alaska në syrin e një udhëtareje!



Shihni të rejat nga fusha e teknologjisë..
