KreuStil Jetese

Mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve; ja çfarë u vendos

Komiteti Teknik i Ekspertëve ditën e sotme në një konferencë për media njoftoi se masat nuk kanë ndryshuar, por duhen zbatuar me rigorozitet ato që janë: mbajtja e maskës me detyrim në ambientet e mbyllura, grumbullimet jashtë deri në 50 persona duke respektuar distancimin social, ora policore nga 24:00 deri në 06:00 dhe muzika deri në 23:00.

Ndërkohë Fico ndër të tjera theksoi, “Sa i përket pozitivitetit të mostrës, mbetet në shifrën 7.8%. Raporti i infeksionit mes femrave dhe meshkujve mbetet 52 me 48. Raporti i fataliteteve është 1.8%. Grupmoshat 35-64 vjeç kanë një rritje në numër të konsiderueshëm të rasteve të reja. Saranda, Himara, Malësia e Madhe, Shkodra, Tirana dhe Vlora janë bashkitë me incidencën më të lartë”.

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF