10 vite pas vdekjes; dalin në ankand sendet personale të Amy Winehouse

10 vite pas vdekjes së Amy Winehouse, gati 800 sende personale të saj kanë dalë në ankand. Veshja që këngëtarja britanike kishte në koncertin e fundit dhe një çantë Moschino në formë zemre me të cilën ajo fotografohej shpesh, pritet të kushtojnë nga 15 000 deri në 20 000 dollarë secila.

Prindërit e Amyt janë shprehur se kjo është koha e duhur për të nxjerrë në shitje sendet e saj personale dhe profesionale. “Ata e dinë që këto artikuj do të shkonin te fansat dhe koleksionistët, muzetë dhe investitorët në të gjithë botën që do të vazhdojnë t’i vlerësojnë, t’i shijojnë dhe t’i shfaqin ato”, tha drejtori ekzekutiv i ankandeve të Julien, Martin Nolan.

Shumica e veshjeve të Winehouse kanë një çmim prej 2 000 deri në 4 000 dollarë. Kujtojmë që Amy, e cila ndërroi jetë në 2011-n, fliste shpesh për varësinë nga alkooli dhe droga.

 

Previous ArticleNext Article