KreuCelebrity

“Mos u lodhni për të qenë perfekt”, Klea Huta ka një mesazh për të gjithë

Klea Huta është një nga vajzat më të suksesshme të ekranit, të cilën vazhdimisht e kemi parë të angazhuar në fusha të ndryshme, si në muzikë, moderim dhe aktrim. Përveç këtyre, Klea ka krijuar edhe një akademi të veten për fëmijë.

Ndërkohë prej disa vitesh ajo dhe Elgit Doda po jetojnë një histori të bukur dashurie, dhe rreth një vit më parë ata u bekuan me një djalë. Të gjitha këto bëjnë që Klea në sytë e ndjekësve të duket sikur ka një jetë perfekte, ndaj teksa ka zhvilluar një bashkëbisedim me fansat në Instagram, një prej tyre e pyet se si ka arritur të ketë një karrierë dhe familje perfekte.

“Nuk ekziston perfektja në asgjë dhe askund, e gjitha është ekuilibër dhe menaxhim”, është përgjigjur Klea, duke dhënë edhe një këshillë për të gjithë ata që e ndjekin,  “Mos u lodhni për të qenë perfekt, por të vërtetë”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF