KreuCelebrity

Një letër e bukur dashurie; kënga e re e Justin Bieber titullohet “Hailey”!

Justin Bieber dhe Hailey Bieber janë një nga çiftet më komentuar të showbizit botëror, të cilët dinë gjithmonë të tërheqin vëmendje.

Së fundmi Justin ka bërë një gjest romantik për bashkëshorten e tij Hailey Bieber. Këtë të premte, ai publikoi disa këngë në të gjitha platformat muzikore dhe njëra prej tyre mban titullin “Hailey”, e cila i referohet të kaluarës së tij, të tashmes dhe të ardhmes së tij, “Ne do të jemi diamant kur të mbarojnë ditët tona të arta”, thuhet ndër të tjera në tekstin e këngën e kënduar me shumë dashuri nga këngëtari.

Këngët e reja u shtuan në albumin e fundit të plotë të Bieber, Justice, i cili është zgjeruar më shumë se një herë që nga publikimi i tij fillestar në marsin e këtij viti.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF