KreuCelebrity

Pilula e parë kundër koronavirusit, së shpejti OK për përdorim!

Pilula e parë kundër koronavirusit, së shpejti OK për

Kompania farmaceutike amerikane, Merck  ka kërkuar që t’i miratohet përdorimi urgjent i pilulës së saj për trajtimin e pacientëve me koronavirus. Kërkesa iu dërgua Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave, dhe tani pritet vendimi saj. Nëse ky organizëm jep dritën jeshile, Molnupiravir do të bëhej pilula e parë orale antivirale kundër koronavirusit. Ky mjekim do të ndihmonte në zbutjen e simptomave të sëmundjes dhe përdoret në kushtet e shtëpisë. Merck thotë se në bazë të provave të bëra, trajtimi me Molnupiravir mund t’i përgjysmojë shanset për vdekje ose shtrim në spital të atyre që janë më të rrezikuar nga infeksioni i rëndë me koronavirus. Që të ketë efekt, ajo duhet të merret fill pasi shfaqen simptomat e koronavirusit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF