Në provën javore të vendosur nga ‘’Vëllai i Madh’’ pati shumë rrëfime befasuese. Pasi Arjola Demiri ndau detaje nga divorci me babain e tre fëmijëve të saj, bëri Ilir Shaqiri një pohim-bombë: ai tha se disa vite më parë kishte tradhëtuar të shoqen, e për shkak të këtij veprimi rrezikoi të humbiste gjërat më të rëndësishme të jetës së tij.‘’Ishte një histori që nisi si një lojë. Lozëm aq shumë sa u futa në një labirint. Gruas i thash se do të largohem nga shtëpia derisa të vendoset përfundimisht ç’do të bëjmë. Do humbisja gjithçka nga ajo gjë’, tha ai. Balerini shprehu më tej mirënjohjen për bashkëshorten e tij e cila pati ‘’inteligjencën dhe besimin’’ që t`ia falte këtë gabim, që mund t`i kishte kushtuar rëndë. ‘’Kam një grua të mrekullueshme… u tregua shumë inteligjente dhe më fali. Edhe vajza ime nuk kuptoi asgjë’’, u shpreh ai.



















