Orinda Huta dhe Turjan Hysko në muajin korrik u bënë prindër për herë të parë. Ata u bekuan me një vajzë, të cilën e quajtën Atara.
Edhe pse kanë kaluar vetëm 3 muaj nga ardhja në jetë e vajzës së saj, Orinda ka vendosur të rikthehet në ekran këtë të diel, me programin të cilën ajo e moderon prej disa vitesh “Jo vetëm modë”.
Këtë lajm e ka dhënë vetë ajo me anë të një video që ka publikuar në rrjetin e saj social Instagram, ku shihet e veshur me një fustan të zi, i cili e tregon tepër elegante, “Kthehem..të dielën”, ka shkruar moderatorja, të cilës i urojmë shumë suksese..



















