Filloreta Raçi pati një moment të rrallë sinqeriteti mbi jetën e saj private gjatë diskutimeve e banorët e Big Brither rreth lidhjeve në çift dhe ndërhyrjeve nga familjarët. Këngëtarja rrëfeu se ish-i dashuri i saj e parë e kishte lënë, kjo e ëma e tij nuk kishte qenë dakort me marrëdhënien e tyre. “Mua më ka thënë ish-i dashuri im i parë, po më thotë nëna: ‘Zgjidh mes mua dhe asaj’, pse? ‘Sepse ajo është katundare e Ferizajt dhe është këngëtare dhe unë s’e dua nusen as këngëtare as katundare”, ka treguar këngëtarja e hitit “Marova”. Vitin e kaluar u përfol në mediat rozë se Fifi ishte në një lidhje me një djalë nga Shqipëria të quajtur Xhulio, duket se as ajo nuk zgjati.



















