
Janë në mesin e gurëve më të rrallë të çmuar dhe kapin vlerë e qindra mijëra funteve. Bëhet fjalë për diamantët por shkencëtarët së fundmi kanë zbuluar një lloj të ri të tyre që ndërron ngjyrë dhe që ndryshe po njihet si “diamanti kameleon”. Në vend që të ndryshojë ngjyrë kur nxehet, diamanti i ri nga ngjyra e hirtë merr atë të verdhë – por kjo ndodhë kur janë temperaturat shumë të ulëta, thotë Telegrafi. Zbulimi është bërë nga Stephanie Persaud nga Instituti amerikan në Calrsbad të Kalifornisë, ku ndërsa po ndante disa gurë të cmuar për klientët, vuri re sesi ndryshoi ngjyra e diamantit kur ishte në të ftohtë. Vlera e diamantit mbetet e panjohur, pavarësisht që ekspertët besojnë se mund të kushtojë shumë shtrenjtë. Që ta ndryshojë megjithatë sa më qartë ngjyrën, nga gri në të verdhë të celët, ai duhet të futet në një vend të posacëm ku temperature të arrijë atë të azotit të lëngshëm prej 196 gradë celsius.



















