KreuCelebrity

Albi Nako e pohon: “Më kanë bullizuar kur isha fëmijë”!

Sfida e parë në Dance Reality Show “T’ka mami yll” në ABC News, ku fëmijët garojnë përballë njëri-tjetrit, ishte ajo mes Kristinës dhe Mikeles, të dy vlonjatë dhe me dëshirën e fortë për të fituar. Mikele rrëfeu se ka pasur vështirësi në shkollë, pasi shokët e vinijn në lojë duke e quajtur vajzë pasi kërcen si ato. Pas këtij pohimi, anëtari i jurisë, Albi Nako tregoi se edhe ai e ka përjetuar bullizmin në fëmijëri.” Unë vlonjat jam me origjinë dhe më kanë respektuar vërtetë meshkujt, por nuk e përjashtojë faktin që bullizimi ndodh edhe mua mund të më ketë ndodhur në rininë time të hershme dhe në fëmijëri, por janë gjëra që kanë kaluar”, tha Albi.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF