KreuCelebrity

Bien Facebook, WhatsApp e Instagram: Kaos nëpër botë!

Bien Facebook, WhatsApp e Instagram: Kaos nëpër botë!

Facebook, WhatsApp e Instagram nuk po funksionojnë prej disa orësh për përdoruesit anembanë botës. Problemet nisën në orët e pasdites e ndërsa amullia ende vazhdon, humbjet që i kanë shkaktuar këto bllokime të internetit ekonomisë globale llogariten tashmë në 160 milionë dollarë. Cmimi i aksioneve të Facebook në tregjet e aksioneve ra me më shumë se një të pestën. Kompania nuk ka treguar se çfarë e ka shkaktuar ndërprerjen. Është normale ndonjëherë që faqet e internetit dhe aplikacionet të kenë ndërprerje, megjithëse problemet një në shkallë botërore janë të rralla. Përdoruesit në SHBA dhe Europë raportuan se nuk ishin në gjendje të hynin në Facebook. Ndërkohë Twitter përmes një postimi në llogarinë e tij përshëndeti përdoruesit me një dozë sarkazme: “Përshëndetje, në kuptimin e plotë të fjalës: të gjithëve”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF