KreuCelebrity

Në përvjetorin e martesës, Obama emocionon me urimin për Michelle: “S’mund ta imagjinoj jetën pa ty”!

Barack Obama dhe Michelle Robinson kanë festuar 29-vjetorin e tyre të martesës këtë të diel.

Në këtë ditë të veçantë, ata kanë zgjedhur që ta rikujtojnë martesën e tyre edhe në rrjetet e tyre sociale, duke bërë urimet e ëmbla për njëri-tjetrin.

Zonja Obama përkrah një fotografie shkroi, “Si nisi dhe si po shkon! Gëzuar përvjetorin, Barack, të dua!”. Ndërkohë që urimi i Obamës për partneren e tij të jetës ishte edhe më emocionues, “Gëzuar përvjetorin, Miche! Gjatë 29 viteve të fundit, më ka pëlqyer të shikoj botën duke të të njohur ty jo vetëm si një vajzë e South Side, por si një nënë, juriste, ekzekutive, autore, Zonja e Parë, dhe shoqja ime më e mirë. Unë nuk mund ta imagjinoj jetën pa ty.”

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF