
“Kemi Zotin dëshmitar”, me ketë mesazh dhe foto nga ceremonia, Rudina dembacaj tregoi se tashmë me Mark Frrokun, janë zyrtarisht të martuar! Moderatorja ka zgjedhur një fustan të vecantë dasme: ajo nuk ka preferuar të bardhën e plotë klasike, por e ka thyer me një rrip të madh të zi në pjesën e belit. Rudina e kishte paralajmëruar po përmes rrjeteve sociale dasmën e saj. Ajo e postoi ftesën në “InstaStory” duke treguar se ceremonia do të mbahej në 1 tetor.



















