Nëna e Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro, nuk e fsheh pakënaqësinë që ka me partneren e tij, Georgina Rodriguez. Ajo nuk dëshiron që i biri të lidhë kurorë me modelen argjentinase, sepse mendon që e bën për para. “Ylli” portugez duket shumë i lumtur me Georginën, me të cilën jeton në Mançester, së bashku me Cristiano Junior, Evën, Mateon dhe Alanan, vajza e fundin e ardhur në jetë nga marrëdhënia e tyre. Georgina sakaq e ka rrëfyer se pret “e dëshpëruar” propozimin për martesë, por familja e sulmuesit të Manchester United duket se po bëhet pengesë”, thotë një burim pranë ciftit. Dolores ishte shprehur kohët e fundit se shkonte mirë me Georginën, por për nuse, nuk e dashka!



















