KreuCelebrity

Ja e vërteta e lidhjes së Angelina Jolie dhe The Weeknd!

Angelina Jolie dhe The Weeknd janë përfolur se fundmi se kanë nisur një romancë së bashku. Këto aludime kanë nisur pasi ata janë fotografuar disa herë në shoqërinë e njëri-tjetrit. E fundit ka qenë të shtunën, më 25 shtator, ku ata po shijonin një darkë në një restorant në Santa Monica, Kaliforni.

Edhe pse ata kanë zgjedhur të mos reagojnë në lidhje me lajmet që kanë qarkulluar në mediat sociale, burime pranë tyre kanë konfirmuar se për momentin nuk po ndodh asgjë romantike. Të gjitha takimet mes tyre kanë ardhur si rezultat i disa projekteve të përbashkëta.

Ata kanë interesa reciproke dhe po kënaqen duke i bashkuar idetë e tyre. Ata kanë folur kohët e fundit për partneritet në disa projekte humanitare së bashku. The Weeknd i pëlqen të flasë për filma dhe artin”, tha një burim për E! News.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF