Një incident është regjistruar sot në pistën e aeroportit ndërkombëtar të Rinasit. ‘BalkanWeb’ raporton se një avion që ishte duke u ulur në tokën shqiptare, ka pësuar defekt, pasi nuk i janë hapur rrotat. Fatmirësisht piloti ka arritur që të ulë avionin, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar. Duke marrë shkas nga ngjarja në fjalë, janë pezulluar fluturimet në Rinas.



















