Këngëtari i famshëm amerikan Robert Kelly, i njohur në mbarë botën për hitin “I Believe I Can Fly” është shpallur fajtor për shfrytëzimin e statusit të tij të superstar-it për të drejtuar një skemë për abuzimin seksual të grave dhe fëmijëve gjatë dy dekadave.
Njëmbëdhjetë akuzues, nëntë gra dhe dy burra, dëshmuan gjatë gjyqit për të përshkruar poshtërimin dhe dhunën seksuale nga duart e tij. Gjykata e shpalli Kelly fajtor për të gjitha akuzat e bëra ndaj tij. Dënimi për të do të jepet më 4 maj 2022, dhe pritet që ai të përballet me burgim të përjetshëm.