KreuCelebrity

Para famës, Rihanna paska pasur një talent tjetër të fshehur!

Rihanna ka prekur majat e famës sot, dhe të gjithë e njohur këngëtaren e talentuar. Por ajo paska pasur edhe një talent të fshehur përpara se të bëntë kaq shumë emër me zerin e saj. Dizajneri nga Barbados, Anwar Muhammed rrëfeu se atëherë kur ishte thjesht “Robyn”, Rihanna e ka ndihmuar të stilojë veshje për një festival rruge. Ai tregoi sesi artistja dhe miqtë e saj vizitonin studion e tij në Roberts Road, Haggatt Hall, St Michael për ta ndihmuar të krijonte kostume për Crop Over. Ai tha se edhe pse në një moshë shumë të vogël, Rihanna ishte e destinuar të ishte numri një.“Të them të drejtën nuk do të them që kam luajtur një rol të madh në karrierën e saj, por jam shumë krenar me të. Mendoj se dizajnet e saj janë një tjetër nivel dhe thjesht jam i lumtur që e kam parë potencialin e saj vite më parë”, u shpreh Anwar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF