
Dielli shkëlqente sot, por në këto ditë të fundit të shtatorit pak si ftohtë na u duk për të hyrë në ujë. Bieta Sulo ama nxitoi ta shfrytëzonte këtë ditë të ngrohtë, që e riktheu në jugun e Shqipërisë, dhe sesa u kënaq, e tregoi me disa foto në Instagram. “Faleminderit shtator! Vjeshtë, plazh, Dhërmi”, ka shkruar moderatorja.



















