Elisabetta Gregoraci mori pjesë në javën milaneze të modës, dhe i befasoi të gjithë me pamjen e saj. Modelja u shfaq në super formë, ndërsa kishte zgjedhur një kombinim me të cilin pakkush do të guxonte: një fustan të shkurtë dhe të bardhë shumë elegant, ajo e kishte veshur me cizme të zeza lekure, të gjata deri tek gjuri! Kush do ta mendonte se në fakt, nuk duken aspak keq? Kuptohet, një rol të rëndësishëm në pamjen mbresëlënëse të saj, ka lënë padyshim dhe silueta perfekte e Gregoracit!!



















