Supermodelja Linda Evangelista njoftoi se është deformuar në mënyrë të “përhershme” nga një reaksion i fuqishëm ndaj një procedure për heqje dhjami. 56 vjecarja pohoi se ka pësuar një efekt tejet të rrallë ndaj trajtimit kozmetik 5 vjet më parë. “Mbeta, sic e përshkruajnë mediat, e shfytyruar”, ka shkruar ajo në Instagram por pa postuar foto aktuale. Evangelista shpjegoi se kjo është arsyeja përse është zhdukur nga sytë e publikut. Modelja kanadeze shpjegoi se i është nënshtruar dy operacioneve të tjera të dhimbshme e të pasuksesshme korigjuese, por procedura që duhet ta dobësonte, ka pasur efektin e kundërt dhe ka shtuar qelizat dhjamore.



















