Lori dhe Sara Hoxha janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën. Postimet në rrjetet sociale vetëm sa e përforëcojnë edhe më shumë konstatimin se dy motrat janë thuajse të “pandashme”. Por cfarë mendimi ka për këtë motra e tyre më e vogël, Redia? A është ajo xheloze për këtë marrëdhënie? Redia dhe vëllai i vetëm i tyre, Itan, nuk janë kaq aktivë nëpër platformat sociale. Lori ia lexoi direkt pyetjen Redias, e cila u përgjigj me zë të lartë dhe me nota humori: “I don’t care (Nuk më intereson)”! “Sikur ta dija”, u shpreh Lori.



















